top of page
123.jpg

Hedh kanaçen në tokë në prezencë të pastruesit të rrugëve, ky veprim i kushtoi shtrenjtë (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 25, 2017
  • 1 min read

Puna e secilit njeri duhet të respektohet, e në veçanti e atyre që kujdesen për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit në të cilin jetojmë

Por nuk ndodhi kështu me një qytetar të pandërgjegjshëm i cili në prezencë të pastruesit të rrugëve hedh në tokë një kënaçe, dhe ky veprim nervozoi tej mase pastruesin i cili i kërkon ta kapë dhe ta hedh në shportë, transmeton Telegrafi.

Por ai refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje e provokoi pastruesin duke e shkelmuar kënaqen në një shenjë injorance dhe mos respekti.

Ky i ri kurrë nuk kishte menduar se veprimin që e bëri në prezencë të pastruesit do t’i kushtojë shtrenjtë, pasi pas fjalosjes me pastruesin goditet me shishe në kokë.

Pas këtij incidenti, pastruesi insiston që miqtë me të cilët ishte ky i ri i papërgjegjshëm ta marrin kënaçen dhe ta hedhin në shportë të mbeturinave.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page