top of page
123.jpg

Instagram vjen me risi, si do ta presin përdoruesit?!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 26, 2017
  • 1 min read

Instagrami po përpiqet që ta bëjë aplikacionin të sigurtë dhe të këndshëm për të gjithë.

Platforma e zotëruar nga Facebook lajmëroi shtimin e disa opsioneve të tjera për ta bërë më miqësore dhe të sigurtë aplikacionin, raporton TechSot.

Instagrami planifikon që të largojë të gjitha fotot dhe videot më përmbajte sensitive nga kryefaqja juaj apo edhe nga profili i atij që i poston. Për më shumë aplikacioni ka shtuar edhe dy hapa verifikimi në mënyrë që llogaria të jetë më e mbrojtur.

Për të shtuar më tej sigurinë , Instagram ka shtuar edhe një faqe me informacione nga ku ju mund të mësoni si ta mbroni veten tuaj ndërkohë që shijoni postimet tuaja të preferuara.

Për sa i përket mënyrës sesi Instagrami ka ndërmend që të largoje përmbajtjen e dyshimtë , aplikacioni nuk ka sqaruar asgjë. Deri tani është lajmëruar se të gjitha postimet me përmbajtje dhune dhe sensitive do të largohen.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page