top of page
123.jpg

Këto sëmundje i shëron qumështi i Devës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 28, 2017
  • 1 min read

Harrojeni qumështin e bajameve dhe largoni pakot e qumështit të sojës nga shtëpia, sepse në radhë është një trend i ri dhe një superushqim i ri – qumështi i devesë, i cili sjell shumë përfitime shëndetësore

Përfitimet e qumështit të devesë janë të shumta, sepse në krahasim me atë të lopës ka më pak yndyra të ngopura, përmban nivele të larta të proteinave, më shumë hekur dhe vitamina B dhe C. Hulumtimet e mëhershme tregojnë se ai ndihmon në luftën kundër sëmundjeve si autizmi, diabeti dhe madje edhe sëmundja Crohn.

Gjithashtu, qumështin e devesë e tolerojnë në mënyrë të shkëlqyer njerëzit intolerantë ndaj laktozës, ndërsa grupet nomade arabe besojnë se alternativa e qumështit të devesë është qumështi i gjirit, transmeton koha.net.

Si duket ai është duke u bërë një trend i ri në dietë. Madje edhe Kim Kardashian, gjatë vizitës në Bahreinin vitin e kaluar, në profilin e saj në “Instagram” e vendosi foton me pyetjen: "A keni qumësht të devesë?".

Megjithatë, derisa efektet e vërteta të qumështit të devesë në shëndetin tonë ende nuk janë dëshmuar, duhet theksuar që gjysmë litri e këtij qumështi kushton 18 dollarë.

Për këtë arsye, Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) nuk e lejon shitjen e lirë të qumështit të devesë, dhe as promovimin e tij si ilaç.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page