top of page
123.jpg

Pse dielli i bën disa njerëz të teshtijnë? (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 29, 2017
  • 1 min read

A keni dëgjuar për teshtitjen solare? Quhet Sindroma Achoo.

Diku mes 18 dhe 35% e popullatës e kanë këtë refleks, i cili është një qark gjenetik, për të qenë më të saktë.

Është në DNA-në tonë, për shumë e shumë kohë, dhe rasti i parë për këtë është regjistruar nga filozofi Aristoteli. Në “Libri i problemeve” ai ka shkruar “përse dielli ju bën të teshtitni dhe nuk ju bën zjarri?”

Përse ndodh ?

Si shumë gjëra të tjera që i bën trupi ynë, e që askush nuk e di përse ndodh, njejtë është edhe me teshtitjen, megjithatë janë disa supozime.

Teoria më e popullarizuar është se nervi trigeminal është përgjegjës për teshtitjen tuaj, kur hunda juaj është e irrituar.

Nervi optik është përgjegjës kur ecni jashtë nën diell.

Këto nerva janë shumë afër njëri tjetrit, dhe është e mundur që teshtitja solare vjen aksidentalisht: truri juaj mund të gabojë sinjalin e nervit optik me të cilin pranoni dritën dhe nxehtësinë e diellit, me ç’rast nervi trigeminal thotë se diçka është duke e irrituar hundën tuaj. /Lajmi.net/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page