Nëse hani diçka para se të shkoni për të fjetur, zgjidhni ushqimet me mençuri
- rilindjashqiptare
- Mar 30, 2017
- 2 min read

Është e njohur se ushqimet para gjumit nuk janë të dëshirueshme në qoftë se ju doni të mbani linjën, por disa thjeshtë nuk mund të rezistojnë shprehitë ose urinë.
Isabel Maples nga Akademia e të ushqyerit dhe dietologjisë, këshillon se në qoftë se nuk mund t’i rezistoni ushqimit para gjumit, duhet të kufizoni konsumin tuaj kalorik në 100, 200 apo maksimum prej 300 kalorishë.
Gjithashtu, është e rëndësishme që të zgjifhni ushqime që ju mungojnë në dietë, të tilla si frutat dhe perimet, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe drithërat. Maples thekson se ushqimet e detit dhe fasulja janë gjithashtu një opsion i mirë, por jo aq tërheqës në kohën e gjumit.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të patur gjithmonë parasysh se sneksat janë shkatërrues për peshën. Studimet kanë treguar se gati një e katërta e kalorive që konsumojmë në trup vjen nga sneksat.
Në vend të patatinave apo kikirikëve preferohet një banane, një mollë ose fruta të tjera të freskëta, një copë djath me pak yndyrë ose kos me fruta të copëtuar apo drithëra me qumësht.
Ekspertët rekomandojnë shkopinj vegjetarianë me djathë, ca krakerë prej miellit integral me një copë të vogël djathi, një gusht të vogël bajamesh ose arrash të tjera ose shkopinj me selino me dy lugë gjalpë kikririki.
Kombinimi i karbohidrateve dhe proteinave krijon ndjenjën e ngopjes, madje edhe kur bëhet fjalë për sasi të vogla të ushqimit, tha Maples. Dhe në qoftë se ju doni diçka të kripur mund të kënaqeni me kokoshka. Shumica e njerëzve gjatë natës zgjohen të uritur sepse gjatë ditës nuk hanë sa duhet, dhe kur krijohet ndjenja urisë së madhe rrallë mund të kontrollohet.
Në anën tjetër, disa njerëz thjesht kanë një zakon të keq të ngrënjes para gjumit. Ajo që do t’ju dëmtojë më së paku para gjumit është uji./GazetaExpress/.
Comments