top of page
123.jpg

Zbulim epokal: Shkencëtarët arrin ta shkatërrojnë kancerin e gjirit për 11 ditë pa kimioterapi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 30, 2017
  • 2 min read

Hulumtimi i prezantuar nga profesori Nigel Bundred në “Konferencën Evropiane të Kancerit të Gjirit” në Amsterdam tregon se ata kanë testuar efektivitetin e dy barnave të njohura si Herceptin (trastuzumab) dhe Lapatinib.

Këto dy barna tashmë janë përdorur në trajtimin e kancerit të gjirit, por kjo është hera e parë që ato janë kombinuar së bashku dhe janë përdorur para operacionit dhe kimioterapisë, transmeton Koha.net. Ajo çfarë është gjetur nga këto teste është se kombinimi i tyre ka eliminuar disa lloje të kancerit të gjirit për vetëm 11 ditë.

Financuar nga “Cancer Research” i Britanisë, qëllimi kryesor ishte që këto barna të përdoreshin për të luftuar proteinën e quajtur HER2 (faktor i rritjes epidermale të njeriut – receptor 2), i cili ndikon në rritjen dhe ndarjen e qelizave të kancerit, shkruan Educateinspirechange.org. Që gjithashtu ka gjasë të rikthehet më tepër se llojet e tjera të kancerit.

Ajo që e bën këtë trajtim kaq tërheqës është fakti se ajo eliminon nevojën për kimioterapi dhe operacion. Efektet anësore të përkohshme si humbja e flokëve, të vjellat dhe lodhja janë shmangur gjithashtu, duke e bërë këtë trajtim me më pak ndikim në trup. Kimioterapia nuk është plotësisht efektive, dhe nuk është as zgjedhja e duhur për shumë pacientë, prandaj çdo alternativë është e mirëpritur.

Rezultatet e Studimit

257 gra me HER2 pozitiv me kancer të gjirit ishin përzgjedhur për studim, gjysma u vendos në grupin e barnave të kombinuara dhe gjysma tjetër ishte grup i kontrolluar.

Nga rezultatet është zbuluar se ato që përdorën barnat, 11 për qind e tyre nuk kishin qeliza të kancerit brenda dy javësh, dhe 17 për qind e tyre kishte tkurrje drastike të tumoreve.

Në krahasim me grupin e kontrolluar, të cilave iu ishte dhënë vetëm Herceptin, testet kanë zbuluar se efekti ka qenë në 0 për qind me asnjë gjurmë të qelizave të kancerit, dhe vetëm 3 për qind treguan një rënie të madhësisë së tumorit.

Është e qartë, të dy drogat e kombinuara kanë efekt më të madh në qelizat e kancerit të gjirit se sa nëse përdoren veç e veç.

Problemi aktual është se licencimi i Herceptinit e vë atë në dispozicion për përdorim së bashku me kimioterapi dhe jo si të vetme. Megjithatë rezultati i këtij studimi mund të ndihmojë për të ndryshuar këtë.

Ende ka shumë punë për t’u bërë, me shpresë, se ky është një hap i madh në luftën kundër një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë. Me avancimet mjekësore që po përmirësohen çdo vjet, është shumë e mundur që kjo të ndodhë më shpejtë se që mendojmë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page