top of page
123.jpg

Çfarë është mishi i përpunuar – dhe pse shkakton kancer

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 30, 2017
  • 1 min read

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se mishi i përpunuar – si proshuta – shkakton kancerin.

Por, çfarë është mishi i përpunuar dhe pse është aq i keq ai për trupin tuaj?

Mishi i përpunuar është një lloj mishi i cili është transformuar përmes kriposjes, fermentimit, tymosjes dhe proceseve të tjera për të përmirësuar shijen e tij.

Kjo përfshin proshutën, biftekun, salsiçet dhe sallamet, transmeton Gazeta Express.

Kriposja

Kripa ulë në mënyrë drastike mundësinë e kalbjes së mishit pa e mbajtur fare atë në frigorifer – 4.5% e salsiçes është kripë.

Fermentimi

Gjatë procesit të fermentimit në mish shtohet një “baktere miqësore” për të hequr bakteren e dëmshme në mish.

Tymosja

Tymosja shton përbërës antimikrobial në mish, duke e ngadalësuar kështu kalbjen e tij.

Grilli

Gatimi i mishit në temperaturë të lartë mund të kontribuojë në rrezikun nga kanceri.

Sa është i keq ky mish?

Ngrënia e sasive të mëdha të mishit të përpunuar rritë rrezikun nga kanceri në zorrë dhe kanceri në stomak. Shkencëtarët thonë se mishi i përpunuar vret 34,000 njerëz çdo vit.

Shkaktarët e tjerë të vdekjeve çdo vit:

Mishi i kuq: 50,000 Duhani: 1,000,000 Alkooli: 600,000 Ndotja e ajrit: 200,000


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page