top of page
123.jpg

A po shpëtojmë nga dentistët? Ky zbulim jep shpresë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 31, 2017
  • 1 min read

Shkencëtarët pohojnë se dhëmbët, me ndihmën e ilaçit Tideglusib, do të jenë në gjendje që të "rregullojnë" veten në mënyrë që do të eliminohet nevoja për mbushje, shkruan BBC.

Ekipi hulumtues nga Kings College në Londër tregon se ai ilaç, me të cilin zakonisht trajtohen ata që janë duke vuajtur nga demenca, mund të vë në lëvizje qelizat e pulpës dentare në minj që vetë të riparojnë vrimat e vogla. Vrimat në dhëmbët e minjve janë trajtuar me ndihmën e sfungjerit biodegradues të lagur me Tideglusib i cili futet në kariesin e dhëmbëve.

Studimi i publikuar në revistën Science Reports tregoi se ky proces ka çuar në një “riparim të plotë dhe të suksesshëm natyror” të dhëmbëve. Tideglusib ka stimuluar aktivitetin e qelizave amë në pulpën dentare që çuan në shërimin e vrimës 0.13-milimetër në dhëmbët e minjve.

Gjëja kryesore është që sfungjeri është i biodegradueshëm – tha profesori Paul Sharpe.

Hapësira në të cilën qëndron sfungjeri, gjatë kohës së rigjenerimit të dhëmbit, mbushet në atë masë me minerale sa që pas trajtimit nuk mbetet asgjë që në të ardhmen mund të prishet.

Ekipi hulumtues tani do të përpiqet që të përcaktojë nëse metoda e tyre është e aftë për të riparuar edhe vrima të mëdha. Sharpe ka shtuar se kjo mënyrë e trajtimit të dhëmbëve së shpejti mund të jetë në dispozicion edhe komercialisht./GazetaExpress/.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page