top of page
123.jpg

Kajsia, një frut multifunksional

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 31, 2017
  • 1 min read

Kajsia është një nga frutat më të gjithanshëm dhe shumë e njohur, që ka mjaft spekulime për prejardhjen e saj ka përbërës që ju ndihmojnë të trajtoni shumë problem të organizmit tuaj.

Fillimisht është thënë se është kultivuar në Kinë, por ka edhe shumë spekulime se ky frut për herë të parë është krijuar në Armeni dhe është kultivuar atje që nga kohët e lashta.

Rruga e saj për në Mesdhe , ishte koha kur popullariteti i saj i vërtetë erdhi në dritë.

Eksploruesit spanjollë i kanë dhënë vetës meritë për shpërndarjen e saj në Amerikë, ku edhe e ka popullaritetin më të madh.

Disa nga të mirat e saj janë:

Prania e vitaminës A

Kajsitë janë të mbushura me vitaminën A, të njohur edhe si Retinol, që është specifikisht e njohur për mbrojtjen e syve. Retinoli dhe Beta Karoteni (i pranishëm gjithashtu në kajsi), që ndihmon në mbrojtjen e syve dhe sëmundjen ADM neovaskulare.

Është i pasur me fibra

Kajsitë janë fruta që mund t’i hani dhe të mos mendoni se do të shëndosheni, ju ndihmon të ndjeheni të ngopur dhe është i pasur me fibra të cilat i ndihmojnë shumë organizmit.

Është e mirë për zemrën

Për shkak të pranisë së lartë të fibrave, ajo i ndihmon shumë edhe funksionimit të zemrës, duke reduktuar kolesterolin e keq në trup dhe në këtë mënyrë mbron zemrën tuaj.

Forcon eshtrat

Kalciumi është një element shumë i nevojshëm për formimin dhe zhvillimin e eshtrave dhe në kajsi ka shumë sasi të madhe të tij. Prandaj është shumë me rëndësi që të përdorni sa më shumë kajsi, veçanërisht në këtë kohë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page