top of page
123.jpg

Ja çka nuk durojnë meshkujt tek femrat

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 1, 2017
  • 1 min read

Ju mund të jetë më e bukura në botë, por në qoftë se ju i keni këto lloje të sjelljeve, bukuria nuk do të thotë asgjë. Bukuria nuk është vetëm diçka që duket jashtë, ajo rrezaton nga vetitë tuaja.

Meshkujt i konsiderohen vajzat jo tërheqëse nëse ato janë:

Arrogante

Arroganca dhe vetëbesimi janë dy tipare të ndryshme, dhe femrat shpesh i ngatërrojnë ato. Disa për arrogancë kuptojnë pikërisht vetëbesimin. Ju duhet të besoni në veten tuaj dhe të jeni të vetëdijshëm për cilësitë e tuaja të mira që ju ndajnë nga turma, por në momentin kur filloni t’i trajtoni njerëzit në mënyrë inferiore, nga më e bukura bëheni personi më i shëmtuar. Vajzave të tilla meshkujt kurrë nuk u afrohen.

Mbretëresha e dramës

Çdo njeri në botë dëshiron vëmendje dhe ndonjëherë përpiqet për t’a fituar atë, por tentimi për të tërhequr vëmendje në çdo situatë të mundshme është vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme. Meshkujt nuk i durojnë femrat që vazhdimisht bëjnë fjalë dhe kërkojnë qime në vezë. Nëse ju ka rënë ngjyra e thonjve apo keni shqyer bluzën tuaj të preferuar, qetësohuni. Askush nuk e do mbretëreshën e dramës pranë tij.

Që merren me thashetheme

Vajzat që dinë gjithçka, prej asaj se çka bën kushërira e largët e shoqes së tyre nga kopshti i fëmijëve deri te ajo se kush me kë ishte mbrëmë dhe ku është ulur, thjeshtë i iriton meshkujt. Jo vetëm meshkujt, njerëz të tillë nuk pëlqehen as nga femrat. Të gjithë nganjëherë merremi ngapak me thashetheme, por nëse thashetheme janë bërë të zakonshme në jetën e përditshme, definitivisht jeni më pak tërheqës./GzetaExpress/.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page