top of page
123.jpg

Përdorimi i tepërt i deodorantit i merr jetën 12-vjeçares (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 1, 2017
  • 1 min read

Një vajzë 12 vjeçare ka vdekur pas përdorimit të tepërt të deodorantit në furgonin e pushimeve të familjes së saj.

Paige Daughtry, ishte shumë e brengosur rreth higjienës personale të saj, kështu që ka përdorur sprej për trup në masë të madhe, thuhet në një hetim gjyqësor, shkruan “Manchester Evening News”.

Thuhet se “substanca e avullueshme” në aerosol ka ndikuar në ritmin e rrahjeve të zemrës së vajzës, transmeton Klan Kosova.

Ajo ishte gjetur e shtrirë përmbys në shtratin e furgonit ku po pushonin nga e ëma e saj.

Pavarësisht se është dërguar për në spital, ajo nuk ka mundur të mbijetojë – ku ka vdekur dy orë më vonë.

Hetuesit policor që po merrnin me rastin kanë gjetur një kanaçe të deodorantit pranë vendit ku është gjetur vajza.

Doktorët kanë thënë se ajo ka thithur butan dhe izobutan por që nuk ka pasur ndonjë shenjë të “përdorimit kronik”.

Patologu o forenzikës, Dr. Jonathan Metcalfe ka thënë se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e “thithjes se substancave avulluese” që janë të pranishme në deodorant.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page