Çfarë ndodh në qoftë se nuk i lani çarçafët tuaj ?
- rilindjashqiptare
- Apr 3, 2017
- 2 min read

Çarçafët duhet të lahen një herë në javë në një temperaturë të lartë, ndërsa para se të përdoren duhet të thahen mirë.
Këto janë problemet që mund të paraqiten:
1. Dëmtimi i lëkurës
Nëse fleni me grim në fytyrë, ka një mundësi që të shfaqet thatësia e lëkurës, infeksionet inflamatore ose plakja e parakohshme. Para gjumit duhet të bëni një dush dhe të pastroni fytyrën tërësisht. Rekomandohet që çarçafët duhet larë në çdo 7 deri në 10 ditë.
2. Acarimi i lëkurës ose ekzema
Përveç që tërheqin bakteret, çarçafët e papastër mund të shkaktojnë fërkimin e lëkurës, e cila mund të çojë te irritatimi ose ekzema. Kremërat e të rënda dhe të yndyrshme janë të vështira për t’u absorbuar dhe prandaj në çarçafë shkaktojnë edhe më shumë baktere.
3. Infeksioni fungale ose bakteriale
Djersët dhe dhe lëngjet e tjera të trupit janë një mjedis ideal për formimin e kërpudhave ose baktereve. Një lloj i mykut (Cladosporium) rritet në dyshekët e lagësht dhe mund të shkaktojnë astmë, pneumoni dhe infeksione fungale, të cilat mund të shkaktojnë lezione të lëkurës dhe plasaritje të thonjëve të këmbëve.
4. Morrat
Morrat ushqehen me qelizat e lëkurës së vdekur dhe mblidhen në zonat e pista. Në shtratin tonë, çdo natë kalojmë me rreth 1.5 milionë morra mikroskopik, të cilat lënë shenja në qafë, fytyrë, krahë dhe pjesën tjetër të trupit.
5. Alergjitë
Bakteret, morrat dhe myku mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë reaksionet alergjike. Është e rekomanduar që në shtrat të përdoren materiale hiperalergjike në të cilat nuk është e mundshme që të shumëzohen morrat dhe myku. Edhe pse larja e çarçafëve do të shkatërrojë të gjitha bakteret, është e nevojshme që të zëvëndësohen çdo 2 deri në 3 vjet jastëkët sintetik, ndërsa ata me pupla në çdo 5 deri 6 vjet./GazetaExpress/.
Comments