top of page
123.jpg

Ja sa u rritën investimet e huaja në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 4, 2017
  • 1 min read

Fluksi i investimeve të huaja direkte në Kosovë është në rritje.

Një shkrim nga portali i ekonomisë dhe biznesit për Evropën Juglindore, Seenews.com ka bërë të ditur se investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur në 19.4 milionë euro nga 5.9 milionë sa kanë qenë në muajin prill të vitit 2016.

Edhe remitencat e huaja në Kosovë janë rritur për 12.7%, bëhet e ditur nga portali në fjalë.

Shuma më e madhe e këtyre investimeve kanë origjinën nga Gjermania me 7 milionë e 300 mijë euro, të pasuar nga Zvicra me 4.1 milionë dhe Austria 4 milionë euro.

Sektori që ka tërhequr më shumë vëmendje të investimeve ishin pasuritë e patundshme.

Vitin e kaluar, fluksi i investimeve të huaja direkte kishte pësuar ulje në 234.8 milionë euro, nga 308 milionë sa kishte qenë në vitin 2015.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page