top of page
123.jpg

Këshilla për dhëmbë të shëndetshëm

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 5, 2017
  • 1 min read

Mjaft më me buzëqeshjet me buzë të mbyllura. Ushqimet që ju shtroni në tavolinë mund t’ju japin një buzëqeshje magjepsëse.

Ndiqni këshillat e mëposhtme për të pasur dhëmbë më të bardhë të cilët do t’i ekspozoni me krenari.

1. Vër në tryezë ushqime që favorizojnë pastrimin e dhëmbëve. Shumë të mira për dhëmbët janë gjithashtu molla, sallata, portokalli. Këto janë ushqime të pasura me fibra që veprojnë tek dhëmbët si sfungjerë pastrues. 2. Pini të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje për pak çaste në gojë sikur do të bësh një shpëlarje. Kështu do të pastroni dhëmbët dhe mineralizoni smaltin. Në ujë në fakt ka fluor që bllokon aktivitetin e baktereve që shkaktojnë kariesin. 3. Mos përjashto nga dieta edhe fasulet, djathin e freskët, qumështin. Këto ushqime përmbajnë fosfor, i cili kontribuon në ri-mineralizimin e dhëmbëve. 4. Kohë pas kohe konsumoni lakra, të cilat kanë squfur, një element që bën pjesë në smaltin dhe dentinën e dhëmbëve. 5. Nëse keni për qejf pijet e gazuara, ngushëllohuni, sepse ato kanë acid ortofosforik që shërben si zbardhues. 6. Përtyp çamçakëzë pa sheqer dhe ndonjë gjethe sallate të gjelbër. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page