top of page
123.jpg

Në kutinë e bllokuar në aeroport shkruante “dy palë këpucë”, por brenda saj kishte krejt diçka tjetë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 5, 2017
  • 1 min read

Kur një kuti e çuditshme me mbishkrimin “dy palë këpucë” mbërriti në Australi nga Europa Veriore, autoritetet kufitare vendosën ta skanonin me rreze X.

Sigurisht që brenda pakos ata nuk gjetën këpucë, por një përzierje krijesash helmuese, si gjarpërinj, merimanga e akrepë, a thua se vendit nuk i mjaftojnë të tijat.

Në kuti gjendej gjithçka, që nga dy tarantula gjigante braziliane, të famshme për ngrënien e zogjve, gjashtë nëpërka helmuese. Ato u vranë pasi u zbuluan në Australi, ndonëse disa prej merimangave kishin ngordhur rrugës.

“Kushdo që pretendon se i do kafshët dhe mbyll zvarranikë e merimanga në një kuti të vogël e i dërgon me postë, nuk mund të ketë dashuri për ta, apo për Australinë”, tha një zëdhënës i biosigurisë në një deklaratë për mediat.

Biosiguria në kufijtë e Australisë është diçka që autoritetet e marrin shumë seriozisht atje, në mënyrë që të mbrojnë biosistemin në vend.

Lista e zvarranikëve/merimangave që janë vrarë nga Departamenti i Agrikulturës dhe Burimeve Ujore që mbërrijnë në Melbourne nuk është e vogël.

Mbetet e paqartë se kush mund ta ketë nisur këtë pako të pazakontë drejt Australisë, ashtu sikurse nuk dihet identiteti i marrësit.

Ndonjëherë këto lloj speciesh përdoren edhe për qëllime mjekësore jo të sigurta, apo për kremra të çuditshme lëkure. /tvklan.al/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page