top of page
123.jpg

Sa vite duhet të qëndroni në lidhje para se të martoheni ?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 4, 2017
  • 1 min read

Antropologja dhe ekspertja e sjelljeve njerëzore, Helen Fisher është shprehur se të qëndruarit dy vjet në lidhje është kohë e mjaftueshme për të kaluar në një hap tjetër, në martesë.

“Studimi i fundit në të cilin janë pyetur shumë njerëz që janë në lidhje të gjatë ose jetojnë së bashku në pyetjen se pse nuk janë martuar akoma, 67% janë përgjigjur se janë të frikësuar nga divorci” ka thënë Fisher për Big Think.

Helen ka thënë se frika nga ndarja ka ndihmuar që të krijohen martesa më të shëndosha pasi të dy personat në çift marrin më shumë kohë për të njohur njëri tjetrin para se të thonë betimet e tyre.

Një pjesë e trurit – që është përgjegjësi për marrjen e vendimeve logjike ndalon së punuari kur njerëzit lidhen që ndikon në sjelljet joracionale nga njerëzit që janë në dashuri.

Ajo ka thënë se ndjenja e të qenit në dashuri mjegullon mendjen e njeriut që nuk lejon atë që të mendojë në mënyrë logjike ose racionale.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page