Lansohet Honor 8 Pro në Europë, zbulohet edhe çmimi i tij
- rilindjashqiptare
- Apr 5, 2017
- 1 min read

Kompania e njohur Huawei javën e kaluar ka paralajmëruar se do të lansojë smartfonin e saj të ri Honor 8 Pro edhe në Europë.
Tani, ky model është në dispozicion për shitje në Britani të Madhe me çmim prej 480 funte dhe në Europë, gjegjësisht në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Zvicër me çmim prej 549 euro, transmeton Koha.net.
Honor 8 Pro vjen me ekran 5.7-inç QHD, procesor Kirin 960, 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 megapikselë, skanerin për gishtërinj, si dhe baterinë prej 4 mijë mAh.
Comments