top of page
123.jpg

Misteri i të riut që nuk di të zgjohet edhe pas 18 orëve gjumë (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 5, 2017
  • 1 min read

Harry Appleton, nga Chesterfield, Angli, vuan nga një gjendje e mistershme nga e cila ai nuk është në gjendje që të zgjohet dhe e bën atë që të flejë deri në 18 orë në ditë.

Në videon e publikuar në internet, përcjell Telegrafi, thuhet se është babai i tij, James i cili mund të shihet duke u përpjekur për ta zgjuar atë.

Për këtë gjendje të djalit të tyre janë shprehur edhe prindërit e tij, të cilët kanë thënë se ai fle për 18 orë në ditë.

Madje Harry Appleton, nga Chesterfield, nuk ka shkuar në shkollë për 12 javë, pasi që nuk ishte në gjendje të zgjohej nga gjumi i tij për shumicën e ditëve.

“Fillimisht menduam se ai kishte vdekur, kur kjo i ndodhi për herë të parë”, citohet të ketë thënë nëna e tij, Jan, (40), nënë e tre fëmijëve.

Mjekët e kanë diagnostikuar atë me “lodhje ekstreme episodike”, ose “një ndjenjë e lodhjes së rëndë”, por nëna e tij thotë se ata janë ende të habitur nga fakti se ai nuk mund të zgjohet.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page