top of page
123.jpg

Faktet që tregojnë përse duhet të hamë ullinj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 7, 2017
  • 2 min read

Edhe pse në të shumtën e rasteve jemi të dhënë pas vajit të shijshëm që përfitohet nga ta, ullinjtë kanë shumë benefite të cilat i ndihmojnë organizmit.

Më parë janë konsideruar si perime, por ullinjtë tash njihen si fruta, madje si fruatat më të përhapur në të gjithë botën. Ata mund të jenë të gjelbër, ngjyrë vjollcë, ngjyrë kafeje të mbyllët, të zinjë, madje edhe ngjyrë rozë.

Më poshtë mund t’i shihni faktet që na dëshmojnë se përse të ngrënurit ullinj çon në përmirësimin e shëndetit tonë.

Përfitimet kardiovaskulare

Kur enët e gjakut rrezikohen të dëmtohen dhe ndërtohet yndyra në arterie, madje edhe rrezikoheni për sulm në zemër, vetitë antioksiduese të ullinjve, veçanërisht atyre të zinjë, ju ndihmojnë në parandalimin e një gjendjeje të tillë. Studimet kanë treguar gjithashtu se ullinjtë ndihmojnë edhe në kontrollimin dhe stabilizimin e presionit të gjakut.

Ju ndihmojnë të humbni peshë

Yndyrërat që janë të pranishme tek kjo frutë nuk janë aspak të rrezikshme, madje sipas disa hulumtimeve, konsumimi i ullinjve ndihmonë në krijimin e ndjesisë së ngopjes. Analizat e gjakut kanë treguar se personat të cilët kanë konsumur rregullisht ullinj, më rrallë janë ballafaquar me mbipeshën dhe tek ta ka pasur nivele më të larta të hormonit, serotoninë, i cili na bënë të ndjehemi të ngopur.

Ullinjtë janë burim pasur i vitaminës E

Kjo vitaminë vepron në mënyrë natyrale si anti-oksidues dhe ndihmonë në ngadalsimin e procesit të plakjes. Vitamina E gjithashtu ju ndihmon që të luftoni inflamacionet e ndryshme.

Ullinjtë ndihmojnë membranën qelizore nga sëmundjet sic është kanceri dhe në luftimin e anemisë. Ata luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e sistemit imunitar si dhe në rritjen e fertilitetit dhe zhvillimin e sistemit reproduktiv.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page