top of page
123.jpg

Mjekët: Ja sa gota ujë duhet të pini në ditë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 7, 2017
  • 1 min read

Uji që ne pijmë gjatë ditës ka një ndikim të madhe në shëndetin tonë.

Uji rregullon temperaturën trupore, bart vlerat ushqyese dhe oksigjenin dhe ndihmon gjatë nxjerrjes së materieve toksike nga trupi. Megjithatë, shumica nga ne nuk konsumon aq sa duhet ujë gjatë ditës.

Ja disa këshilla si të jemi mjaft të hidratuar gjatë ditës. Sasia e mjaftueshme e ujit, të cilin duhet ta konsumoni gjatë ditës është ajo sasi e ujit të cilën e humbni përmes djersës, urinës, frymëmarrjes… Kjo është përafërsisht prej 8-10 gota ujë në ditë.

Por nga perimet dhe frutat ne i kompesojmë afro 4 gota me ujë, nënkuptohet që duhet të pijmë pjesën tjetër,domethënë deri në 8 gota ujë në ditë. Kuptohet se kjo nuk është fikse. Si ta dimë nëse konsumojmë ujë mjaftueshëm? Sa ujë konsumojnë në ditë mund të shihet edhe përmes urinës.

Mesatarisht urinojmë 4- 8 herë në ditë, por megjithatë çdo gjë ndryshon nga njeriu në njeri dhe kjo nuk ka nevojë të jetë masë. Më shumë kujdes duhet të kushtoni në ngjyrën dhe aromën e urinës. Nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe nuk ka aromë, mund të supozohet që konsumoni mjaft ujë. Nëse urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë amoniaku duhet të pini më shumë ujë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page