Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
- rilindjashqiptare
- Apr 9, 2017
- 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë javës së ardhshme.
Java do të shoqërohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse gjatë ditës së martë dhe të premte mund të ketë reshje shiu, transmeton lajmi.net
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Vranësirat ditën e martë dhe të premten kanë mundësi që vende- vende të shoqërohen me shi, kryesisht në pjesën e dytë të ditës” thuhet në komunikatën e IHK-së.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Pra, një javë pak më e nxehtë se java që lamë pas. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejt 137si deri 8 m/s””, bëhet e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Comments