top of page
123.jpg

Facebook thyen edhe një rekord tjetër

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 10, 2017
  • 1 min read

Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion.

Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha sot se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.

Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit digjital. Dy gjigandët e Luginës së Silikonit do të “pushtojnë” 46% të tregut online të reklamimit brenda 2018-ës.

Në mesin e 5 milion reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.

Pothuajse 50% e reklamuesve krijojnë reklama nga platformat mobile.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page