top of page
123.jpg

Njihuni me qytetin ku nuk duhet të vdesë askush

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 9, 2017
  • 1 min read

Longyearbyen është qyteti më verior në botë dhe gjindet në Norvegji. Emrin e ka marrë sipas amerikanit John Munro Longyear, i cili atje ka hapë një minierë të qymyrit.

Një nga veçoritë e këtij qyteti është se në të “është e ndaluar të vdese ndokush”. Kur ndokush sëmuret rëndë, ose është para vdekjes, ate e transferojnë me aeroplan ose me anije në brigjet tokësore të Norvegjisë. Por, edhe nëse ndokush vdes në qytet, ai nuk do të varroset aty, shkruan standard.al. Shkaktar kryesor për këtë është temperature tepër e ulët dhe trupi i njeriut nuk mund të dekompozohet.

Megjithate, jeta në qytetin e “pavdekshëm” nuk është aq lakmueshme, dhe ka sekretet e misteret e veta; ka një numër të madh të arijëve polar, rreth 3.000 arij polar, që tejkalon numrin a banorëve të këtij qytet, numër që sillet rreth 2.000 banor, shkruan standard.al.

Për shkak të rrezikut që paraqesin arijtë polar, qytetarëve të këtij qyteti u lejohet të mbajnë pushkë me vehte, ndërsa e kanë të ndaluar të mbajnë në shtëpi macje, sepse ato i rrezikojnë shpezët.

Qyteti e ka kishën dhe shkollën, ndërsa në kishë mund të shërbehen me kafe, ëmbëlsira, kartolina postale dhe gjëra tjera për vizitorët, që i paguajnë me lëmoshën e tyre, që gjatë vitit e vizitojnë 3.400 turistë./standard.al


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page