top of page
123.jpg

Dy mënyrat më të mira për ta përmirësuar kujtesën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 12, 2017
  • 1 min read

Oscar Wilde kishte thënë, “Memoria është ditari të cilin e mbajmë gjithmonë me vete”. Por, çfarë thoni për ato ditë ku jemi me fat që e kemi kokën e ngjitur për trupi sepse mund të kishim harruar ta bënim edhe atë gjë?

Ka shumë teori se përse harrojmë, e disa kanë të bëjnë me gjenetikën, disa tjera me moshën.

Sidoqoftë, asnjëra nga këto nuk do të thotë se nuk mund të zhvilloni memorie më të mirë, pasi që ka disa mënyra për ta përmirësuar memorien tuaj.

Lojërat për tru

Përderisa këto lojëra mund të mos jua përmirësojnë inteligjencën, studimet kanë treguar se luajtja e disa lojërave të caktuara të memories e përmirëson aftësinë e trurit tuaj për të mbajtur mend dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme. Pra, këto lojëra mund të mos jua rrisin nivelin e inteligjencës, por padyshim se ndihmojnë në memorien tuaj.

Hiqni dorë nga alkooli

Sipas disa hulumtimeve nga revista Neurology, meshkujt janë shumë më të rrezikuar sesa gratë nga dëmtimi i memories si pasojë e konsumimit të alkoolit.

Kjo vlen sidomos për meshkujt e moshës së mesme të cilët konsumojnë më shumë se dy gota e gjysmë alkool në ditë, pasi që hulumtimet kanë treguar se këta meshkuj kanë shfaqur shenja të humbjes së memories.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page