top of page
123.jpg

Ja vetitë shëruese të mullagës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 13, 2017
  • 1 min read

Mullaga është një bimë që e ka origjinën në Afrikë, por që është përhapur nëpër Europë dhe Azi. Është një nga ilaçet më të njohura popullore për kollë, por edhe një mjet për parandalimin e të gjitha sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes.

Të ushqyeshme jane të gjitha pjesët e saj – rrënja, gjethet dhe lulet – por më së shumti përdoren rrënjët dhe gjethet. Përveç mukusit, mullaga është plot me pektin dhe tanin, si dhe minerale të shumta.

Më shpesh përdoret në formën e çajit, i cila ndihmon kollitjen dhe bronkitin. Me të mund të shpërlahen edhe hundët e zëna dhe të zbutet dhimbja në fyt.

Çaji i mullagës rekomandohet për njerëzit që kanë dhimbje gjatë urinimit apo mbajtjes së urinës.

Në kombinim me kamomilën, siguron lehtësim në kollën e duhanpirësve, dhe mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar ulcerat dhe hidratimin e lëkurës së thatë ose të irituar.

Përveç si çaj, mullaga mund të jetë edhe përbërës për ëmbëlsira. Për shkak të strukturës së saj ngjitëse dhe vetive të sfungjerit, si dhe përqindjes së lartë të sheqerit (75 për qind), në perëndim ka kohë që është përdorur për të përgatitur ëmbëlsira./GazetaExpress/.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page