top of page
123.jpg

Këto janë 12 bakteret më të rrezikshme sipas OBSH-së

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 13, 2017
  • 1 min read

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar listën e 12 baktereve më të rrezikshme për njerëzit, duke thënë se mjekët po humbasin me shpejtësi mundësitë për trajtim.

Në një konferencë shtypi në Londër, OBSH deklaroi se lista ka për qëllim të nxisë zhvillimin e mjekësisë në rastin e baktereve më të rrezikshme që janë rezistente ndaj barnave, duke përfshirë baktere si Salmonella dhe Staphylococcus aureus.

Ekspertja e OBSH-së, Marie-Paule Kieny, tha se nevoja urgjente për antibiotikë të rinj nuk do të zhvillohet me kohë, në qoftë se çështja zgjidhet vetëm nga tregu.

Sipas OBSH-së, më të nevojshme janë barnat e reja për luftimin e baktereve që përbëjnë një kërcënim për spitale, shtëpi pleqsh dhe pacientët që kanë nevojë për oksigjen.

Agjencia paralajmëroi se bakteret në këtë listë janë gjithnjë e më rezistent ndaj barnave dhe mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse.

Grupi kritik

Acinetobacter baumannii, rezistente në carbapenem

Pseudomonas aeruginosa, rezistent ndaj carbapenem

Enterobacteriaceae, rezistent ndaj carbapenem, sekreton beta-laktamazë

Me rrezik të lartë

Enterococcus faecium, rezistente në vancomycin

Staphylococcus aureus, rezistent në methicillin dhe vancomycin

Helicobacter pylori, rezistent ndaj clarythromycin

Campylobacter spp, rezistent ndaj Fluoroquinolone

Neisseria gonorrhoeae, rezistent ndaj cefalosporine dhe Fluoroquinolone

Me rrezik të mesëm

Streptococcus pneumoniae, rezistente ndaj penicilinës

Haemophilus influenzae, rezistente nda ampicilinës

Shigella spp, rezistent në Fluoroquinolone.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page