top of page
123.jpg

Për tri vite kishin biseduar në internet dhe kurrë nuk ishin parë, shikoni momentin emocionues kur t

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 14, 2017
  • 1 min read

Ky është momenti kur një çift i ri të cilët kanë qenë në ‘lidhje’ për më shumë se tri vite por që në të vërtetë kurrë nuk janë takuar fizikisht, vrapojnë në përqafimin e njëri-tjetrit.

Dyshja 21-vjeç, janë takuar në aeroport pasi vendosën ta shohin njëri-tjetrin dhe të filmojnë këtë moment tejet romantik, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar, Danielle mund të shihet duke vrapuar në drejtim të Phil-it, i cili i hap duart për ta përqafuar. Ajo në video mund të dëgjohet duke thënë se Phil është më i gjatë se që kishte menduar.

Danielle ka publikuar videon në mediat sociale, dhe është habitur me disa nga komentet e njerëzve, të cilët e kishin kritikuar për faktin se si kishte mundur të presë kaq shumë që të takohet me njeriun e ëndrrave të saj.

“Ne kemi biseduar për vite të tëra në Skype. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë më parë, ne e kemi njohur mirë njëri-tjetrin. Kemi besim, dhe ndoshta kjo e ka forcuar lidhjen tonë”, ka deklaruar Danielle. /Telegrafi/


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page