top of page
123.jpg

Ju dhemb shpina? Kalërimi do t’i shërojë të gjitha dhembjet tuaja

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 15, 2017
  • 2 min read

Dhembja e shpinës të cilën e ndiejmë pas zgjimit nga gjumi apo dhembjen të cilën e ndiejmë derisa qëndrojmë ulur në karrige në zyrë, thjesht mund të pengohen, madje edhe të shërohen me ndihmën e pasionit të kalërimit.

Këtë mënyrë të shërimit gjithashtu e vërtetojnë edhe ftiziatrit dhe ortopedët, transmeton Telegrafi.

Me rastin e kalërimit aktivizohen muskuj të shumtë, ndërkaq trupi i kalëruesit vetvetiu u përshtatet lëvizjeve të kalit në mënyrë që të ruajë ekuilibrin, thozë Thomas Ungruhe nga Shoqata gjermane të hipizmit.

Me rastin e kalërimit forcohen muskujt e zonave më delikate, përkatësisht pjesët e trupit të cilat te femrat ndikojnë shumë kundër humbjes së peshës së tepërt trupore, siç janë beli, barku dhe kërdhokullat.

Galopi, ecja, kas.. janë mënyra përkuljeje gjatë kalërimit të cilat avancojnë punën e muskujve të cilët nuk i aktivizojmë shpesh.

Lëvizjet e shpeshta të përkuljes së komblikut prapa, të domosdoshme për të qëndruar fort në shalë për shkak të përkuljeve, kërkojnë ngritjen e shpinës dhe kokës.

Përkulja e komblikut të kalit është e njëjtë me ecjen e njeriut

Kalërimi është i ngjashëm me skijimin dhe notin. Ky sport u është i dobishëm posaçërisht të gjithë atyre që qëndrojnë ulur gjatë në karrige në zyrë.

Pos që jeni në ajër të freskët dhe në diell, me rastin e kalërimit pjesa më e angazhuar dhe më e ngarkuar e komblikut – pjesa e poshtme e shpinës është e pozicionuar mirë për shkak të lëvizjeve.

Pa marrë parasysh të gjitha të mirat e kalërimit, personat të cilët kanë probleme me boshtin kurrizor, para aktiviteteve të tilla duhet patjetër të konsultohen me mjekun në mënyrë që të konstatojnë se a është ky sport i dobishëm për ta.

Fillestarët nuk duhet të frikësohen që kali do t’i rrëzojë në tokë, sepse pothuajse gjatë gjithë kohës trajneri u qëndron pranë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page