top of page
123.jpg

Pijeni këtë lëng para gjumit, në mëngjes do të befasoheni nga rezultatet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 15, 2017
  • 1 min read

Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne.

Më poshtë është një përzierje natyrale që ka shumë përfitime shëndetësore për ne, transmeton Klan Kosova.

Përbërësit:

Dy filxhanë qumësht kokosi

Një pjesë e rrënjës së xhenxhefilit, ose një lugë gjelle pluhur xhenxhefili

1 lugë çaji shafran

¼ e lugës së çajit piper të zi

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit, përpos mjaltit. Vendosni të gjitha në një tenxhere dhe nxehini derisa të fillojnë të vlojnë. Më pas zieni ato edhe për 5 minuta. Në fund, shtojini edhe mjaltin dhe pijeni këtë pije sa është e ngrohtë.

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Është e jashtëzakonshme për tretje dhe ndihmon në problemet e stomakut.

Këtë pije duhet ta konsumoni në mbrëmje para gjumit dhe të nesërmen do të befasoheni me rezultatet.

Shafrani ka shumë veti të mira: ndihmon detoksifikimin e mëlçisë, lehtëson dhimbjet, ndihmon tretjen, rregullon qarkullimin e gjakut.

Qumështi i kokosit ka efekte anti-bakteriale derisa piperi i zi dhe mjalti që janë përbërës në këtë përzierje ndihmojnë poashtu në sistemin e tretjes dhe lehtësojnë acarimet e stomakut.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page