top of page
123.jpg

6 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë përpara se të operoheni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 16, 2017
  • 2 min read

Edhe pse përpiqeni vazhdimisht të bëni aktivitet fizik, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të bëni një jetë sa më aktive, sërish lind nevoja t'i nënshtroheni trajtimeve mjekësore të specializuara.

Ndërhyrja kirugjikale është një prej tyre. Sipas Shëbimit Sanitar Kombëtar britanik, në Angli çdo 10 minuta anullohet një ndërhyrje kirugjikale duke kapur shifrën rekord prej 60.000 operacionesh të anulluara. Kjo ndodh pasi pacientët bëjnë disa veprime që janë kategorikisht të ndaluara dhe që mund të krijojnë komplikacione. Ja për çfarë bëhet fjalë:

1.Nuk duhet të lyeni thonjtë me manikyr: Edhe pse dyshojmë që ndonjë pacienti t’i shkojë në mend diçka e tillë para operacionit, është më mirë të mos e bëni. Mjekët i vështrojnë vazhdimisht thonjtë gjatë operacionit për të kontrolluar oksigjeninimin e gjakut. Për këtë arsye thonjtë duhet të jenë gjithmonë të prerë e të palyer.

2.Mos konsumoni hudhra, xhenxherfil dhe xhinsen: Mjekër rekomandojnë të moskonsumoni ushqimet e lartpërmendura pasi rrisin rezikun e gjakderdhjes së tepërt gjatë ndërhyrjes.

3.Ndalohet të përtypni çamçakëz: Shumë persona mendojnë se çamçakëzi mund t’i bëjë të humbasin mendjen dhe të çtensionohen para operacionit. Ky veprim është tejet i dëmshëm pasi çamçakëzi stimulon prodhimin e acidit në stomak. Në qoftë se ky acid arrin në mushkëri mund të shkaktojë vdekjen e pacientit.

4.Mos pini cigare para operacionit: Kjo këshillë mund të mos ju pëlqejë shumë duhanpirësve, por duhet zbatuar. Nuk duhet të pini cigare 24 orë para operacionit pasi duhani ndikon tek bronket dhe si rrjedhojë në marrjen e anaestezisë.

5.Nuk duhet të depiloni këmbët: Sipas mjekëve britanikë një ndër arsyet më të shpeshta të anullimit të operacioneve është pikërisht depilimi i këmbëve. Depilimi i këmbëve ul barrierën mbrojtëse të lëkurës si dhe rrit rrezikun e infeksioneve nga kontakti me plagët e hapura.

6.Nuk duhet humbur peshë: Humbja e shpejtë e kilogramëve brenda një periudhë të shkurtër kohore dobëson organizmin dhe mund të krijojë komplikacione gjatë opeacionit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page