top of page
123.jpg

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 16, 2017
  • 1 min read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë këtyre ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Do të ketë edhe intervale me diell. Të enjten masat e ajrit me origjinë nga veriu do të jenë të fuqishme të cilat do të ndikojnë në uljen e vlerave të temperaturave minimale, të cilat në orët e para të ditës do të zbresin deri rreth vlerave të zeros.

Në viset malore reshjet e shiut do të jenë të shoqëruar me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mbi 12m/s


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page