top of page
123.jpg

Liqeni që të magjeps si në përralla dhe misteri që mbart në vetvete

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 17, 2017
  • 2 min read

Deti i Vdekur, aty ku nuk mbijetojnë gjallesat Deti i Vdekur është liqen në Lindjen e Afërme por shpeshherë e quajmë det.

Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripësia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përveç disa mikroorganizmave-bakterie. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka një rrjedhë, lumin Jordan. Kripësia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjerë deri në 18 km.

Deti i Vdekur njëherësh është lartësia më e vogël e tokës, ndërsa sipërfaqja e tij është në 418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnjë është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i Detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxehja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shumë i kripur e ka dendësinë të madhe. Në 35 metrat e sipërme kripësia është 30- 40 % dhe temperaturat arrijnë 19 -37 gradë celsius.

Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur për shkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonjë pikë uji të mos depërtojë në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm.

Deti është aq i kripur sa që është e pamundur hapja e syve. Për shkak të kripësisë uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë. Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerëzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.

Ai është si liqenet e magjepsur në përralla. Vetëm se në këtë rast nuk është një përrallë, por e vërtetë! Liqeni u zbulua nga fotografi Nick Brandt.

Fotografi e kishte zbuluar këtë liqen kur iu afrua brigjeve të Liqenit Neitron në Tanzani.

Pamja është tronditëse dhe e pashpjegueshme akoma! Kufoma të kafshëve të ndryshme – veçanërisht zogj, duken sikur kanë qëndruar për pak mbi ujrat e liqenit, dhe papritur dikush ka thithur gjithë jetën e tyre duke i kthyer në mumje!

Ujërat e liqenit kanë përmbajtje të lartë natriumi, dhe kjo ka bërë që çdo gjë përreth liqenit të jetë e thatë. Të gjitha qeniet e gjalla kur afrohen, shndërrohen në fosile! Ky liqen është në të vërtetë i vdekur. Temperatura e ujit arrin 60 gradë Celsius”.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page