top of page
123.jpg

Po flini në jastëk të vjetruar? Shëndeti juaj mund të jetë në rrezik

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 20, 2017
  • 1 min read

A e dinit se fjetja në një jastëk të një cilësie jo të mirë mund të shkaktojë dhimbje koke, gjumë të parehatshëm, pamundësi në përqendrim dhe padurim ?

Pavarësisht nga cilësia e produkteve me të cilin është punuar, jastëkët fillojnë ti humbin karakteristikat e tyre për rreth 3 vjet. Pikërisht kjo është koha kur ata mund ta venë në rrezik mirëqenien tuaj.

Si shkakton probleme një jastëk i vjetër:

Mbushja e jastëkut tashmë të vjetëruar nuk ofron më mbështetjen e nevojshme për qafën dhe muskujt e saj, prandaj ju mund të zgjoheni të lodhur dhe me dhimbje qafe në mëngjes. Një mbushje e vjetëruar mund të mbajë shumë bakterie, që shkaktojë alergji dhe probleme me frymëmarrjen, duke kriijuar një ambjent të pashëndetshëm për të fjetur.

Mesatarisht, ne e përdorim jastëkun 8 orë në ditë dhe ai mbushet me lekurë të vdekur dhe djersë, duke nxjerrë 200-300 mililitra për natë. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë ndërrimin e jastëkut çdo 3 vjet.

Prej leshi, pambuku, mëndafshi apo bambuje? Tek zgjedhja e një jastëku – një produkt që do të jetë në kontakt me lekurën tonë çdo ditë – ne preferojmë materiale natyrale.

Zakonisht ne zgjedhim material leshi ose pambuku, por edhe kashmiri e mëndafshi qetëson lekurën dhe na bën të ndjehemi rehat.

Materialet natyrale kanë efekte të dobishme në mirëqënien tone, shkruan In tv.

Edhe pse fibrat e bambusë sapo kanë filluar të bëhen pjesë e jetës sone, kanë arritur më së miri materialet e lartpërmendura në shumë anë.

Nëse këto fibra janë mjaft të mirë në aspektin e butësisë, bambuja është padyshim më e mira për thithjen e ujit.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page