top of page
123.jpg

Alarm: Numri i adoleshentëve përdorues të drogës po rritet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 21, 2017
  • 1 min read

Rreth 6 mijë përdorues të drogave janë në Kosovë. Këto shifra dalin të jenë të njëjta edhe për shtetin e Shqipërisë.

Këto shifra gjenerojnë probleme në shoqëri, për më tepër këto shifra alarmojnë rritje të veprave penale të adoleshentëve. Kështu e cilëson këtë gjendje neuropsikiatri Fahri Drevinja, shkruan Gazeta Shneta.

“Neve po na u rriten sjelljet antisociale dhe veprat penale të adoleshentëve. Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan që është qendër destinuese për adoleshentët të cilët kanë masën e paraburgimit dhe janë të vendosur, është numëri madh. Kjo alaramon që diçka nuk është në rregull, ose familja nuk po bën sa duhet për fëmijët e vet, adoleshentët e vet, ose shoqëria nuk është siç duhet, ose shkolla”, konsideron Drevinja.

Neuropsikiatri tha se personat e varur nga droga kanë nevojë për trajtimin e duhur, e jo burgimin e tyre. Sipas tij, mungesa e repartit të veçantë për trajtimin e tyre është sfida kryesore.

“Afër 6 mijë përdorues të drogave, të rrezikshëm në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri. Dhe ky numër gjeneron probleme. Këta përdorues duhet dikun të adresohen. Ne kemi pretenduar që të jemi pikë referente, ne kemi një mundësi si profesionistë. Por problemi është teknik se nuk kemi hapësirë të posaqme, për me i pa barrierat e tyre deri në stadin e fundit. Ata duhet një repart specifik sepse vet trajtimi i tyre është speficik”, deklaroi ai.

Drevinja kërkon nga ministritë që të bëjnë zgjidhjen e këtij problemi. Ai thotë se IPF mund të jetë pikë referente për të gjithë personat që kanë kryer vepër penale, por duhet hapësirë dhe reparte të reja. /GazetaShneta/.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page