top of page
123.jpg

Ja cilat janë frutat më të mira për fëmijët

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 22, 2017
  • 1 min read

Janë gjashtë fruta; pjepri, boronica, portokalli, luleshtrydhet, kajsitë e thata dhe kivi, disa ndër më të mirat e frutave që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore për fëmijët tuaj.

Të gjithë frutat janë të mirë, por disa prej tyre janë të pazëvendësueshëm për sasinë e shumtë të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese.

Për këtë arsye këta gjashtë fruta janë ndër më të këshilluarit që t’ua jepni për konsum fëmijëve tuaj. Dietologia Blerina Bombaj ka listuar këtu pjeprin, boronicat, portokallet, luleshtrydhet, kajsitë e thata dhe kivin, disa ndër më të mirat e frutave që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore për fëmijët tuaj shkruan Gazeta Mapo .

Përveçse mund të konsiderohen burim lëndësh ushqyese, janë edhe një “minierë e vërtetë ari”, pasi forcojnë imunitetin e fëmijës, forcojnë kujtesën dhe shtojnë përqendrimin, po kështu largojnë sëmundje të ndryshme që rrezikojnë organizmin tonë.

Këto janë frutat më të mirë për fëmijët tuaj:

Pjepri, 19 kalori në 100 gr

Boronicat, 57 kalori në 100 gr

Portokalli, 37 kalori në 100 gr

Luleshtrydhet, 27 kalori në 100 gr

Kajsitë e thata, 158 kalori në 100 gr

Kivi, 49 kalori në 100 gr.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page