top of page
123.jpg

Prezantohet vetura fluturuese 1 milion dollarëshe (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 21, 2017
  • 1 min read

Një kompani me bazë në Sllovaki ka bërë hapin e saj të parë në veturat fluturuese, transmeton koha.net.

AeroMobil ka zbuluar dizajnin final komercial të veturës së saj fluturuese në panairin e super veturave në Top Marques Monaco.

Kjo makinë, Aero Mobil thotë se do të kushtojë në mes të 1.2 milionë e 1.5 milionë euro, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë të dërgohen në fillim të vitit 2020.

Ky zbulim vjen në kohën kur disa kompani kanë shprehur interesimin e tyre për të zhvilluar veturat fluturuese, si Uber e Zee.Aero, e cila është një kompani sekrete e themeluar nga pronari i Google, Larry Page.

Por, ndryshe nga Uber e Zee.Aero, AeroMobile është duke lansuar një veturë të vërtetë fluturuese, e cila më t’i bëjë të dyja, edhe të ecë në rrugë edhe të fluturojë.

AeroMobile tashmë ka filluar që të pranojë porosi, por që do të prodhojë vetëm 500 njësi.

AeroMobile ka thënë se vetura mund të transformohet në modalitetin e fluturimit për vetëm 3 minuta.

Si veturë mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 160 kilometra në orë ndërsa duke fluturuar mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 360 kilometra në orë dhe mund të fluturojë për 750 kilometra, pohon kjo kompani.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page