top of page
123.jpg

Ja çfarë domethënie kanë gropëzat të cilat formohen kur buzëqeshni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 23, 2017
  • 1 min read

A keni gropëza të tilla? Thuhet se vetëm 20 për qind e popullsisë së botës janë të “bekuar” me këtë dukuri, ndërsa 80 për qindëshi tjetër e ka mundësinë vetëm t’i shikoj ato.

Gropëzat e fytyrës nuk i ka çdo njeri.

Mirëpo, kush e ka menduar se shumë njerëz do të paguanin shuma të mëdha parash për ndërhyrje kirurgjike vetëm për ta shkaktuar artificialisht një deformim të tillë?

Njerëzit do të dyshojnë se keni pirë ndonjë gjë nga Shatërvani i Rinisë, pasi shkencëtarët tregojnë se këto gropëza të vogla bëjnë të dukeni më të ri përgjatë viteve.

Shumë kultura të ndryshme i konsiderojnë gropëzat si shenjë e fatit të mirë dhe suksesit

Nëse nuk e keni ditur, anë e mbanë botës ka shumë popuj dhe kultura të ndryshme që këto gropëza i konsiderojnë si të “shenjta”. Kjo ndoshta e bën logjike faktin nëse e merrni shokun tuaj që ka gropëza kudo me vete.

Rreth 60 për qind e yjeve të Hollywood-it kanë gropëza dhe ato shihen si shenjë e bukurisë.

Por gropëzat janë trajtë gjenetike, fatkeqësisht. Prandaj, nëse veç nuk keni lindur me fat, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër natyrale për t’i pasur ato…

Personat me gropëza duken më atraktiv seksualisht .

Studime të reja tregojnë se gropëzat i bëjnë personat të duken më joshës. Prandaj, nëse keni gropëza dhe dikush po ju vëzhgon fytyrën pa ndërprerë, atëherë mundësitë janë të mëdha se do të përfundoni në shtrat me atë person…


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page