MI me mbi 250 milionë euro projekte
- rilindjashqiptare
- Apr 22, 2017
- 1 min read

Vazhdimi i autostradës Autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe fillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, janë dy projektet kryesore që ministria e Infrastrukturës i ka planifikuar ti përfundoj për këtë vit.
250 milionë euro janë ndarë për këto projekte, realizimi i të cilave do lehtësoj dukshëm qarkullimin rrugor në vend.
Në një intervistë për Tribuna Channel, ministri Lutfi Zharku, tregoi projektet e kësaj Ministrie dhe ecurinë e punimeve të cilat janë duke ndodhur.
Ai ndër të tjera tha se gjatë kohës sa ka qenë Ministër ka realizuar një mori projektesh nëpër komunat e ndryshme të Kosovës, edhe pse sipas tij kanë qenë rrugë të cilat kanë qenë në kompetencat e komunave.
Ndër të tjera ai shtoi se bashkëpunimi që ka pasur me kryetarët e komunave ka qenë shumë i mirë.
Comments