top of page
123.jpg

Ikin 'plakat', përgatituni për temperatura përvëlues në ditët në vijim

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 25, 2017
  • 1 min read

Pranvera tashmë ka ardhur e këtë e tregojmë më së miri edhe temperaturat në rritje të parashikuara për ditët në vijim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të pësojnë rritje graduale ndërsa nuk parashikohet të ketë reshje shirash.

Ditët e ftohta kanë marrë fund dhe tashmë duhet të përgatitemi për temperatura të larta dhe ditë me më shumë diell.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit në 24 orët në vijim nuk priten reshje shirash, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme.

Po ashtu shqetësim do të mbetet era e fortë në disa zona.

Shefi i Shërbimit Meteorologjik pranë IGJEUM, prof.Petrit Zorba, jep më shumë detaje për motin pikërisht në një nga stacionet e monitorimit në kryeqytet.

Zorba: Aktualisht në vendin tonë ne kemi 135 stacione dhe matje metereologjike të niveleve të ndryshme të pajisur me sensorë, pajisje të ndryshme qoftë klasike, qoftë automatike, që shërbejnë për të marrë këtë lloj informacioni.

Tendenca e temperaturave do të jetë në rritje graduale deri të premten dhe me tendencë në rënie në fundjavë dhe të hënën, por që kjo luhatje nuk do të zgjasë shumë.

Aktualisht në shqipëri janë të instaluara 135 stacione monitorimi për matjen e temperaturave.

/Oranews.tv/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page