top of page
123.jpg

Çdo gisht është i lidhur me dy organe: Metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 25, 2017
  • 2 min read

Jin Shin Jyutsu është art i lashtë japonez i shërimit që ju ndihmon që të balanconi emocionet tuaja, duke i stimuluar pikat e caktuara në duar.

Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional.

Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të ndikoni në organin e caktuar, kapeni gishtin nga ana tjetër dhe shtrëngojeni 3-5 minuta. Merrni frymë thellë derisa e bëni këtë.

Bëni masazh çdo gishti në dorë në mënyrë që të arrini harmoni të përsosur në trupin tuaj…

Cilat janë përfitimet: Zvogëlon dhimbjen dhe stresin, relakson trupin, rregullon gjumin, rrit qarkullimin dhe përqendrimin, forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe pastron trupin.

Gishti i madh

Organet: organet e stomakut Emocionet: depresioni dhe ankthi Simptomat fizike: dhimbje stomaku, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nervozizmi.

Gishti tregues

Organet: veshkat dhe fshikëza Emocionet: zhgënjim, frikë, ngarkesë mendore Simptomat fizike: dhimbje e nyjeve dhe muskujve, dhimbje dhëmbi, varësi dhe mostretje.

Gishti i mesëm

Organet: mëlçia dhe vreri Emocionet: mëdyshje, zemërim, nervozizëm Simptomat fizike: probleme me qarkullimin, probleme menstruale, probleme me sytë dhe të pamurit, lodhje, migrenë, dhimbje koke.

Gishti i unazës

Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë Emocionet: negativitet, trishtim, frikë nga refuzimi Simptomat fizike: tretje e dobët, tringëllimë në veshë, frymëmarrje e vështirësuar si astma, ndryshime të thella në lëkurë.

Gishti i vogël

Organet: zemra dhe zorra e hollë Emocionet: pasiguria, ankthi, ndjenjë për mosvlerësim Simptomat fizike: probleme me presionin, probleme të zemrës, dhimbje fyti, probleme me eshtrat dhe sistemin nervor.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page