top of page
123.jpg

Personat me këto grupe gjaku rrezikohen më shumë nga sulmet në zemër dhe tru

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 2, 2017
  • 2 min read

Personat me grupe të caktuara të gjakut kanë rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe tru, sipas hulumtimit më të ri të prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.

Studimi ishte një meta-analizë që kombinonte një sasi të madhe të të dhënash nga disa studime mbi grupet e gjaku Zero dhe atyre jo-Zero, për të arritur një përgjigje më definitive dhe përfundimtare.

“Është sugjeruar që personat që nuk janë grupi Zero i gjakut (A,B, AB) kanë rrezik më të lartë të sulmeve në zemër dhe në përgjithësi mortaliteti kardiovaskular, nëse kjo konfirmohet, kjo mund të ketë implikime të rëndësishme për mjekësinë e personalizuar”, ka thënë autori, Tessa Kole.

Hulumtimi, i cili përfshinte një madhësi totale të mostrës në mbi 1.3 milion pjesëmarrës, u përqendrua në rastet e sulmeve të zemrës, dështimit të zemrës, arteriet koronare dhe sëmundje ishemike të zemrës, si dhe ngjarje të tjera të “ngjarjeve kardiovaskulare”, të cilat dëmtojnë indet e muskujve në zemër.

Brenda grupit të përgjithshëm të testimit, u regjistruan 23,154 “ngjarje kardiovaskulare”.

Hulumtuesit pastaj analizuan lidhjen ndërmjet ngjarjeve të tilla dhe llojit të gjakut të personit.

Analiza e të gjitha grupeve të të dhënave tregoi se grupet e gjakut jo-O ishin në rrezik më të lartë të përjetimit të një ngjarje kardiovaskulare, por, çuditërisht, ajo nuk dha ndonjë ndryshim të rëndësishëm në ngjarjet fatale koronare midis grupeve të gjakut O dhe jo O.

Shkaku i rrezikut në rritje ende nuk është përcaktuar plotësisht, megjithëse studiuesit besojnë se është e lidhur me përqendrime më të larta të një agjenti të koagulimit i njohur si faktori von Willebrand në grupet e gjakut jo-O.

Megjithatë, disa grupe të gjakut (A) kanë një prirje të natyrshme drejt kolesterolit të lartë, gjë që bën identifikimin e një arsye gjithëpërfshirëse nëpër grupet e gjakut jo-O të vështira për t’u identifikuar./Arbresh.info


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page