Ushqimet që nuk ju shëndoshin
- rilindjashqiptare
- May 2, 2017
- 1 min read

Ushqimet e mëposhtme përmbajnë gjithashtu fibra, të cilat ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë .
Edhe pse këto fruta dhe perime nuk janë të pasura në proteina, ato janë të mbushura me shumë vitamina, antioksidantë dhe vlera ushqyese të tjera, shkruan Gazeta Mapo.
Kjo është lista e plotë e ushqimeve që nuk duhet t’i mungojë regjimit tuaj ushqimor.
Selino
95% e selinos është ujë! Përmban kalium, folatë, fibër, dhe plotëson 30% të kërkesës tuaj të përditshme për vitaminë K.
Boronica Ky frut ka më shumë antioksidantë se çdo frut tjetër.
Kastravecat Lëkura dhe farat sigurojnë fibra dhe një formë të vitaminës A e njohur si beta-karotinë, e cila është e njohur të jetë e mirë për sytë tuaj.
Domatet Domatet përmbajnë likopen, një karotenoid, i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjeve kronike . Përveç lycopeneve, domatet janë të pasura në vitamina A, C dhe B2, si dhe folate, krom, kalium, dhe fibra.
Brokoli Brokoli përmban sulforafanin, një antikarcinogen që shkatërron kimikatet që shkaktojnë kancer. Përveç vitaminave A, C, E dhe K, brokolit përmbush rreth 20% të kërkesës tuaj të përditshme për fibra.
Lulelakër Lulelakra përmban antioksidantë dhe fitokimikate – të cilat ndihmojnë për të luftuar sëmundjen kronike – dhe është një burim i shkëlqyeshëm i folateve fibrave dhe vitaminave C dhe K.
Portokalli dhe luleshtrydhet janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit dhe fibrave.
Comments