top of page
123.jpg

Arsimtari i shurdhon veshin nxënësit në Kamenicë (Video)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 2, 2017
  • 1 min read

Zhurma që shkaktoi me bankat e klasës gjatë pushimit mes orëve të mësimit bëri që arsimtari ta ndëshkojë nxënësin në shkollën fillore në Kamenicë. Por, shuplaka që ia japi arsimtari, bëri që nxënësit t’i dëmtohet veshi.

Vetë nxënësi tregon se si e kishte qëlluar mësimdhënësi, i cili madje e kishte lejuar edhe që të shkonte te mjeku, duke shprehur gatishmërinë t’ia paguajë edhe barnat (pikat për vesh që i kishte dhënë farnacisti nxënësit).

Lëndimi po konfirmohet edhe nga mjeku, por mësimdhënësi nuk e ka komentuar akuzën.

Arsimtari i historisë Zejnullah Maliqi, që e kishte qëlluar me shuplakë nxënësin nuk ka dashur të komentojë rastin.

Prindi i nxënësit tregon se e ka dërguar fëmijën te mjeku i cili i ka konfirmuar se arsimtari ia ka dëmtuar veshin.

Nxënësi 14-vjeçar nuk po i vijon mësimet, sepse nuk do ta takojë mësimdhënësin, i cili sipas mjekëve ia ka humbur dëgjimin me njërin vesh.

Rasti tashmë është paraqitur në polici. /Klan Kosova/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page