Ndodh edhe kjo: Brenda furgonit 6+1, zbresin 40 punëtorë (Video)
- rilindjashqiptare
- May 5, 2017
- 1 min read

Shpesh na ka ndodhur të futemi në një veturë ku brenda tij janë pesë persona, dhe mezi kemi pritur të zbresim që të lirohemi nga hapësira e vogël.
Por një video e postuar së fundmi në internet, tregon se si brenda një veture 6+1 karrige futen 40 punëtorë ndërtimtarie, transmeton Telegrafi.
Në momentin që furgoni u ndalua nga policia, nga ai filluan të dalin 40 punëtorë të cilët me sa duket e habitën policin që kurrë nuk kishte besuar që brenda tij mund të futen kaq shumë njerëz.
Videoja është filmuar nga një polic tjetër, të cilit duket se i bëri përshtypje fakti se si punëtorët dilnin nga furgoni thuajse nuk ka ndodhur asgjë.
Comments