top of page
123.jpg

Fazat e hënës ndikojnë në mirëqënie

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 6, 2017
  • 2 min read

Fazat e Hënës ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në natyrë dhe gjënë e gjallë, dhe kjo vlen dhe për qëniet njerëzore.

Kështu që duhet pak sinkronizim me ritmet e satelitit të Tokës pasi veprimet e saj janë shumë ndihmuese për ne.

Njerëzit e hershëm zgjidhnin modelin më të favorshëm të kalendarit hënor për të mbjellë fushat, lulet në vazo, apo për të vendosur verën në shishe. Sot shumë nga këto zakone antike kanë tendencën të humbasin, por disa prej tyre mund ti shfrytëzojmë për mirëqënien tonë.

Veprimet e hënës ndikojnë në lëvizjen e detërave për shkak të aktivitetit të saj gravitacional. Një efekt i ngjashëm ndodh dhe në organizmin tonë, duke pasur parasysh se 60% e tij është lëngje. Për këtë arsye periudha e hënës në zbehje duhet shfrytëzuar për një regjim ushqimor detoksifikues dhe pastrues. E kundërta, kur hëna është në rritje deri nëhënën e plotë, lëngjet kanë tendencën të shtohen në pjesën më të madhe të organizmit, shkruan Top Channel.

Hëna në rritje favorizon nisjen e një regjimi pak kalorik, për të hequr pak peshë të tepërt. Më shumë vëmendje gjatë hënës së plotë kur kemi më shumë uri dhe tendenca është për tu shëndoshur. Më mirë të hani pak dhe të pini më shumë. E kundërta, kur hëna është në zbehje tendenca për tu shëndoshur është më e pakët dhe mund të ‘abuzoni’ pak.

Çfarë të bëni kur hëna është në rritje?

Kjo fazë karakterizohet nga akumulimi i energjisë: është momenti ideal për të bërë projekte, të fillosh aktivitete të reja, shoqëri, të fillosh një terapi, të presësh flokët nëse dëshiron të forcohen dhe të rriten më shpejt dhe ekziston tendenca e shëndoshjes.

Çfarë të bëni kur hëna është në zbehje?

Është një fazë konsolidimi, pas kulmit të energjisë kur hëna është e plotë. Një energji që duhet administruar më së miri për të parandaluar nervozizmin dhe frustrimin. Është momenti i duhur për të thyer një marrëdhënie pune, për të pikturuar, pasi ngjyrat thahen më mirë, për të larë e shpëlarë. Gjithashtu është momenti i duhur për t’iu përkushtuar kujdesit ndaj lëkurës.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page