top of page
123.jpg

Fakte për zërin tuaj!

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 6, 2017
  • 1 min read

A e dini se...

A tronditeni nga zëri juaj kur e dëgjoni në regjistrim? Kjo ndodh për shkak se kur flasim, tingujt që ne bëjmë, shkaktojnë vibrim në kafkat tona, për këtë arsye zëri ynë tingëllon ndryshe në incizim.

Mund të mos jetë aq e dukshme tek vajzat, siç është tek djemtë, mirëpo gjatë pubertetit, ne të gjithë lëshojmë hormonet që i bëjnë litarët tanë vokalë më të gjatë dhe më të trashë, çka i bën zërat tanë më të thellë.

Zëri juaj mund të tingëllojë ndryshe pas moshës 60 vjeçare.

Në përgjithësi, burrat preferojnë gratë me zë më të lartë se mesatarja, ndërsa gratë preferojnë burrat me zë më të ulët, por jo jashtë rrezes normale. Ndërkaq, një zë i thellë mund të tingëllojë i panatyrshëm.

Është më e lehtë të njihni zërin e një miku që nuk e keni parë me vite të tëra, se sa një familjar të njohur.

Kur pini ujë, ju ‘veshni’ litarët tuaj vokal, që i mban ato të lagësht dhe të shëndetshëm.

Kur humbni zërin tuaj, shpesh nuk mund të trajtohet.

Ndryshimi i zërit shpesh është simptomë e sëmundjes së Parkinsonit. /Lajmi.net/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page