top of page
123.jpg

Nesër shi, fillimi i javës sërish me temperatura dimërore

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 6, 2017
  • 1 min read

Gjatë ditëve të fundjavës një vorbull ciklonike nga Atlantiku pritet të kaloj mbi rajon duke sjellë vranësira, e nga dita e diel edhe të reshura shiu të shoqëruar me bubullima, ndërsa nga fillimi i javës së ardhshme masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit pritet të shtrihen mbi rajon duke zbritur temperaturat nën vlera mesatare.

Sot në vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira dhe intervale me diell, vende-vende pasdite ka pasur edhe riga lokale shiu, ndërsa ditën e diel (nesër) moti kryesisht do të jetë me vranësira, me reshje lokale shiu dhe bubullima, thekson PrishtinaWeather.

Në fillim të javës masa të ftohta ajrore do të sjellin mot më të ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare, me minimale nga 6C deri në 8C, e maksimale 19C deri në 21C. Në fillim të javës maksimalet do të zbresin deri në 13C, e minimalet deri në 2C, të mërkurën në mëngjes.

Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi-veriperëndimi 3-11m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar nën vlera normale.


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page