Ju kujtohet kopja e Messit ? Do të shokoheni nga ajo çfarë i ka ndodhur (FOTO)
- rilindjashqiptare
- May 8, 2017
- 1 min read

Kopja e Lionel Messit ka qenë shumë afër dënimit me burg.
‘Kopja’ e Leo Messit nga Irani, Reza Parastesh, i cili u bë i famshëm javëve të fundit për shkak të ngjashmërisë të madhe që ka me yllin e Barcelonës, i ka ndodhur diçka e papritur.
Ai ka ngjashmëri tejet të madhe me Leo Messin, dhe kjo ka bërë që të ndalet nga njerëzit në rrugë, të cilët vazhdimisht kërkojnë selfie dhe autografe nga ai.
Por, ai për pak sa nuk është burgosur, pasi ai ka prishur rendin dhe qetësinë në publik, shkaku i turmave të mëdha të njerëzve të cilët vrapojnë pas tij.
Studenti nga Irani, Reza Parastesh, është ‘bombarduar’ nga njerëz të shumtë të cilët kërkuan selfie nga ai, duke detyruar policinë që të ndërhyjë dhe ta dërgojë atë në një stacion policie.
Por, ai duket se nuk është i shqetësuar nga ky fakt, dhe është i lumtur me famën që ka fituar falë ngjashmërisë që ka me pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’.
“Tani njerëzit më shohin si Messi iranian dhe dëshirojnë nga unë që të imitoj gjithçka që bën ai. Kur shfaqem diku, njerëzit shokohen me të vërtetë”, ka deklaruar Parastesh.
“Jam me të vërtetë i lumtur me faktin se ata bëhen të lumtur pasi më shohin mua, dhe kjo lumturi e tyre mua më dhuron shumë energji”, tha ai.
25-vjeçari Parastesh shumë shpejt është kthyer në një sensacion në Iran, madje me të janë bërë intervista të shumta. /Gazeta Blic/





Comments