top of page
123.jpg

A e keni ditur pse themi “shëndet”, kur teshtijmë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 9, 2017
  • 1 min read

Sa herë që ne teshtijmë, dikush thotë menjëherë “shëndet”, pra është një zakon tashmë që secili prej nesh e ka. Në fakt, ky është një zakon në të gjitha vendet e botës, për shembull në Britaninë e Madhe, kur dikush tështin, thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”.

Por, përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet? E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh?

Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi.

Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.

Që nga ajo kohë, njerëzit vazhdojnë të urojnë sa herë dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page