top of page
123.jpg

Pse e dëmtojnë fëmijën vjershat e mësuara përmendësh

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 8, 2017
  • 1 min read

Mendja e fëmijës ka një energji të paimagjinueshme, që bën të mundur “rrugëtimin” drejtë së ardhes, nga një nivel i caktuar, në një nivel më të avancuar. Përdorimi i vjershave si praktikë gjuhësore, në moshën 0-6 vjeç, shkatërron pikërisht mekanizmat, që e nxitin fëmijën të gjejë e artikulojë fjalën e tij.

Fëmija shikon dhe dëgjon të rriturin si e artikulon dhe kur e përdor një fjalë të caktuar dhe nëpërmjet mendimit, memorjes dhe kurajos së tij, ai ushtrohet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për të artikuluar me fjalë atë që ai vetë mendon.

Dhe kjo nuk është, aspak, një punë e lehtë, sepse ka të bëjë me të ardhmen dhe të qenit i rritur. E ardhmja është një zbulim dhe eksperiencë individuale.

Ajo nuk duhet të jetë një eksperiencë e gatshme e dikujt tjetër, por një arritje hap pas hapi e vetë fëmijës.

Fjalët e të rriturit duhet të jenë si shkallë për të arritur fjalët dhe mendimet e veta fëmija, jo të recitojë fjalët e të rriturit dhe vjersha është pikërisht një eksperiencë dhe konkretizim i gatshëm i dikujt tjetër dhe për më shumë i rritur.

I rrituri i organizon dhe shpreh gjërat me mekanizma të kompletuar dhe kur përdoren përmëndësh ato shtypin dhe nuk lejojnë zhvillimin e fjalës së vetë fëmijë


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page